Pas mbrëmjes së djeshme spektakolre në Champions League, ku Interi fitoi në trasnfertë ndaj Benficas 2-0 dhe Manchester City triumfoi në shtëpi 3-0 ndaj Bayern Munich sot do të jetë radha e të tjera ekipeve për të zbritur në fushën e lojës.
Champions League bën me “zemër” Italinë në këtë fazë të komepticionit. Në orën 21:00 të gjithë tifozët do të mbajnë “frymën” teksa në “San Siro” do të vihen përballë njëra-tjetrës Milan dhe Napoli. Vëtem pak ditë më parë kuqezinjtë fituan 4-0 ndaj napolitanëve, ndeshje e vlefshme në Serie A. këtë herë gjërat janë ndryshe. Skuadra e Spallettit është një nga ekipet më të mira në Champions, e cila do të kërkojë hakmarrjen ndaj djemve të Stafano Piolit. Një 90 minutësh i gjithi për t’u shijuar ku spektakli dhe emocionet nuk do të mungojnë.
Megjithatë edhe në Madrid do të luhet një tjetër sfidë interesante në orën 21:00. Reali pret në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Chelsea. Te Blutë e Londrës do të jetë në krye Frank Lamapard, i cili do të kërkojnë të bëjë befasinë ndaj madrilënëve, të cilët janë edhe kampionët në fuqi.
[caption id="attachment_688253" align="alignnone" width="760"] Ndeshjet e sotme ne Champions League[/caption]