Elbasani dhe Bylis do të luajnë ndeshjen e prapambetur e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” do të startojë në orën 18:00.
Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet. Bylis kërkon 3 pikët për tu shkëputur në krye, ndërsa Elbasani dëshiron të triumfojë që të barazojë me pikë ballshiotët.
Të dy trajnerët tashmë kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e sfidës. Më poshtë do të njiheni me formacionin zyrtar të ndeshjes Elbasani-Bylis.
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, Pere, Karakaçi, De Melo, Telushi, Greca, K. Kasa, Hasani, A. Kasa, Broshka, Bobi. Trajner: Nevil Dede
BYLIS: Beqaj, Trumçi, Goxha, Maçolli, Lajthia, Kamara, Ruçi, Kasaj, Xhoel, Emini, Abazaj. Trajner: Arjan Bellaj