Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luhet Java e 4-t e Superligës, ja çfarë pritet nga përballjet e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet Java e 4-t e Superligës, ja çfarë pritet nga

E shtuna rikthen Superligën! Sot do të luhen 4 ndeshje nga Java e 4-t e kampionatit, ku do të ketë jo pak përballje interesante, javë e cila do të kulmojë me derbin e kryeqytetit, i cili do të zhvillohet nesër në orën 19:00.

Sfida që do të hapë siparin e kësaj jave për Superligën është ajo mes Korabit dhe Vllaznisë që do të zhvillohet në orën 14:00 në "Selman Stërmasi". Dibranët në kërkim të fitores së parë për këtë sezon, ndërsa shkodranët për t'u konfirmuar si një skuadër solide dhe për të ruajtur 0 numrin e humbjeve në Superligë.

Po në orën 14:00 do të luhet një tjetër përballje shumë e fortë dhe që pritet të jetë e luftuar në fushën e lojës. Laçi-Kukësi mund të zgjidhë jo pak dilema në të dyja kampet. Kurbinasit ende nuk e kanë provuar shijen e fitores, ndërsa verilindorët presin të bindin tifozët dhe kryesinë e klubit se skuadra e këtij viti do të jetë një pretendente kryesore për titullin kampion.

Në orën 17:00 do të luhen dy sfidat e fundit për ditën e sotme.

Skënderbeu pret Luftëtarin në Korçë, në një takim të lehtë në letër. Kampionët në fuqi do të kërkojnë të marrin tri pikët sot ndaj gjirokastritëve për të shijuar të qetë nga "kolltuku", derbin e nesërm mes Partizanit dhe Tiranës. Por, sigurisht që më parë duhet të derdhin jo pak djersë në fushë për të mposhtur Luftëtarin e motivuar në maksimum pas suksesit të fundit kundër Korabit në transfertë.

Flamurtari-Teuta, takimi që do të luhet në Vlorë nuk do të jetë më pak emocionues dhe interesant se të tjerat. Kjo edhe për arsye se përballë njëri-tjetrit do të jenë babë e bir, Gugash Magani si trajner i Flamurtarit dhe Artur Magani si sulmues i Teutës. Por më shumë se kaq, përballë do të jenë dy skuadra që kërkojnë medoemos pikë në tabelën e klasifikimit për të qenë pranë objektivave të tyre sezonalë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga