Luhet finalja e pestë mes tyre, RTSH-ja sjell sfidën PARTIZANI – SKËNDERBEU falas në shtëpitë tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Ditën e premte duke nisur që nga ora 18:00 në “Asllan Rusi” do të luhet finalja e pestë mes Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për kampionatin shqiptarë të volejbollit për femra.
4 duelet e para mes tyre kanë përfunduar në barazim 2-2 dhe finalja e pestë që do të luhet ditën e nesërme do të vendosë edhe fituesin e kampionëtit. Ky takim mjaft i rëndësishëm në volejboll do të vijë drejtpërdrejt në RTSH Sport. RTSH ka zhgjedhur këtë takim për ta sjellë falas në të gjitha shtëpitë e sportdashësve shqiptar.