Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luhet 4 finalet e sezonit, 4 gjyqtarët kryesorë mungojnë të dënuar dhe dëmtuar, ja cilat janë alternativat e FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet 4 finalet e sezonit, 4 gjyqtarët kryesorë mungojnë të

48 orë para katër finaleve të sezonit, në FSHF nuk dinë se çfarë zgjidhje t’i japin për gjyqtarët. Mungojnë katër arbitra të rëndësishëm dhe në dispozicion janë vetëm 8 alternativa. Enea Jorgji sipas të gjitha gjasave do të gjykoj finalen e titullit, ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut.

Kridens Meta pas pezullimit ka gjykuar vetëm takime të dorës së dytë por pritet të jetë në dispozicion. Juxhin Xhaja është një kandidaturë me potencial për një nga takimet e rëndësishme ndërkohë që të tjerët kanë gabuar në javët e fundit dhe nuk dihet nëse do të marrin sërish besim.

Blerim Ziri dhe Laver Alla bënë gafa të tmerrshme në takimet Flamurtari – Partizani dhe Luftëtari – Teuta. Eldorian Hamiti është i dënuar pas gabimeve në ndeshjen Skënderbeu – Tirana, ndërkohë që Jemini dhe Andi Koçi vijojnë të pezulluar. Klajdi Kola është i dëmtuar dhe e ka të pamundur të gjykoj duke lënë pak alternativa në dispozicion.

Olsi Sokoli dhe Ardjan Beqiri janë dy opsione, ndërkohë që në FSHF nuk ofrojnë gjyqtarë të huaj për finalet edhe pse alternativat janë të pakta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga