Stafetën ditën e sotme do ta marrin ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Do të luhen 6 takime mjaft interesante ku janë të vlefshme për 1/8 e këtij kometicioni, teksa do të vendosen edhe skuadrat që do të kualifikohen më tej. Të gjitha takimet do të statojnë në orën 13:00.
Egnatia pret Skënderbeun në “Egnatia Arena” me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar me shifrat 1-0 për rrogozhinasit. Pritet të jetë një ndeshje e hapur, pasi korçarët kërkojnë të shkojmë sa më larg në këtë kompeticion, ndërsa nga ana tjetër rrogozhinasit e Edlir Tetovës synojnë kualifikimin.
Një tjetër sfidë interesante është edhe dueli mes Kastriotit dhe Dinamos që do të luhet në Kamëz. Krutanët kanë triumfuar në takimin e parë 3-1 dhe do të synojnë të administrojë rezultatin, ndërsa Blutë e kryeqytetit shpresojnë te përmbysja.
Tirana-Lushnja duket se do të luhet vetëm për formalitet, pasi bardheblutë kanë fituar takimin e parë me shifrat 3-0 dhe në sfidën e kthimit nuk pritet të ketë surpriza.
Apolonia këtë herë do të udhëtojë në “Kukës Arena” aty ku do të përballet me skuadrën e Rrahman Hallaçit. Takimi i parë mes tyre është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe verilindorët kanë si shpëtimin e sezonit pikërisht Kupën e Shqipërisë dhe sot nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores, ndërsa fierakët do të tentojnë të bëjnë surprizën e madhe në këtë fazë të kompeticionit.
Laçi ka fituar 3-1 ndaj Tomorit në sfidën e parë dhe në Kurbin nuk pritet të tolerojë, me kualifikimin që duket më afër djemve të Gentian Mezanit, por nga ana tjetër beratasit do të provojnë shanset e tyre.
Sfida e fundit e ditës është dueli mes Partizanit dhe Korabit. Demat pas një momenti “”JO” në kampionat do të kërkojnë që të shfryjnë “nervat” ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë. Takimi i parë mes tyre është mbyllur me shifrat 3-1 në favor të djemve të Giovanni Colellës.
[caption id="attachment_678503" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Kupen e Shqiperise[/caption]