Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luftëtari mendon për sulmin, gati akordi me sulmuesin e Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari mendon për sulmin, gati akordi me sulmuesin e

Luftëtari ka nisur përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit ditën e djeshme. Nga skuadra deri më tani janë larguar zyrtarisht Rroca dhe sulmuesi Shkurtaj, ndërsa nuk përjashtohet që mund të ketë dhe largime të tjera. Jo vetëm largime, por drejtuesit e klubit janë duke menduar edhe për afrimet që do të bëjnë në mënyrë që trajneri Mezani të ketë grupin e plotë për të përballuar gjysmën e dytë të kampionatit. Skuadra gjirokastrite është në kërkim të një sulmuesi dhe emri më i pëlqyer është ai i Realdo Filit.

Ishte vetë menaxheri i lojtarit Elton Marini që konfirmoi për Newsport.al se Fili do të largohet nga Skënderbeu pasi dëshiron të luaj më shumë. Te Luftëtari i sigurojnë minutat e nevojshme dhe pasi të largohet zyrtarisht nga korçarët Fili pritet të arrijë akordin me bluzinjt. Një tjetër lojtar që pëlqehet nga trajneri Mezani është dhe mesfushori Erjon Vucaj, por për të nënshkruar me shkodranin nuk duket e thjesht pasi lojtari është nën kontratë me Dritën e Gjilanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga