
Luftëtari do të presë në shtëpi Skënderbeun për të luajtur ndeshjen e javës së 31-të.
Një takim që do të përcaktojë jo pak për sa u përket objektivave të të dyja skuadrave.
Duke parë situatën që është krijuar së fundmi në lidhje me pretendimet e shumë skuadrave të Superligës për çështjen e arbitrimit, Luftëtari do të kërkojë nga FSHF-ja që sfida kundër Skënderbeut të gjykohet nga arbitra të huaj.
Drejtuesit e klubit të Luftëtarit pritet të bëjnë një kërkesë zyrtare në FSHF për këtë temë.
Poll