
Është mbyllur në mënyrë dramatike ndeshja në Laç mes vendasve dhe Luftëtarit, me kurbinasit që morën një fitore 2-1 në minutat shtesë kundër bluzinjve.
Ishin pikërisht gjirokastritët që kaluan të parët në avantazh me anë të Shkurtaj në minutën e 44-të, me bluzinjtë që treguan kështu se nuk e kanë humbur plotësisht klasin e sezonit të shkuar. Megjithatë kurbinasit arritën të reagonin në pjesën e dytë me anë të Shtubinës në minutën e 71-të. Këmbëngulja e e tyre u shpërblye në minutat e fundit me anë të Gjonit, që i dha fitoren in-extremis ekipit të tij.
Në këtë mënyrë pavarësisht lojës më të mirë të Luftëtarit në krahasim me një javë më parë, bluzinjtë kanë dalë sërish pa pikë, ndërkohë që Laçi merr tre-pikëshin e parë pas barazimit të javës së shkuar kundër Kukësit.