Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Luftë" mes Partizanit dhe Kukësit në Europa League, presidentët në garë...

Shkruar nga NEWSPORT

Kanë barazuar të dy në ndeshjet e para dhe nuk kanë shumë shanse kualifikimi për në turin tjetër të Europa League, por presidentët e tyre duan me çdo kusht kualifikimin. Partizanin dhe Kukësi luajnë në transfertë dhe do ta kenë të vështirë, pas asaj që u pa në ndeshjet e para, përkatësisht ndaj Slovan Bratislavës dhe Rudarit, por mund t'ia dalin. Presidentët Demi dhe Gjici kanë hapur thesin dhe kanë vënë në dispozicion të ekipit shpërblime të majme, por a mjafton...?

Demi

DEMI - Presidenti i të kuqve, ka vënë 50 mijë euro shpërblim për kualifikimin e të tijve, që duket shumë i vështirë, pas barazimit 0-0 një javë më parë në "Elbasan Arena". Kundërshtari sllovak, edhe pse nuk u sforcua shumë, u pa qartë se kishte një ekip më të mirë se Partizani. Nesër pritet të jetë shumë më lart, por asnjëherë nuk i dihet. Edhe 50 mijë eurot mund të bëjnë të vetën.

Gjici

GJICI - Më dorëlëshuar është treguar presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka vënë në dispozicion të skuadrës 70 mijë euro në rast kualifikimi. Kuksianët pësuan gol në ndeshjen e parë, ku barazuan 1-1 dhe kjo i penalizon. Megjithatë, Kukësi ka treguar se di të fitojë në transfertë  dhe tashmë ka një motiv më shumë, pasi lojtarët mund të fusin në xhep 70 mijë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga