
Ditën e nesërme duke nisur që nga ora 18:00 në “Elbasan Arena” do të luhet derbi i parë për këtë sezon mes Dinamos dhe Partizanit. Të dyja ekipet vihen përballë njëra-tjetrës për 3 pikët e para në derbi, takim ky që është i vlefshëm për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”.
Një ndeshje ku fitorja vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një qyteti të tërë. Luigi Di Biagiio do të synojë të provojë shijen e fitores së parë të derbit dhe nuk do të tolerojë aspak ndaj të kuqve.
Ndërkohë djemtë e Zoran Zekic kanë detyrim rikthimin te fitorja në kampionat për të qenë në zonën “Final-Four”, ku në 3 ndeshje kanë siguruar 5 pikë. Në fakt të kuqtë duken më të avantazhuar për të fituar këtë duel. Edhe përballjet e të shkuarës flasin në gjuhën e kuqe.
Që nga viti 2009 Partizani nuk e njeh fjalën humbje përballë Dinamos. Janë lujtur plot 8 derbe dhe të kuqtë kanë arritur të fitojnë 5 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë kanë përfunduar në barazim. Janë zhvilluar 8 derbe mes Superiores, Kupës dhe Kategorisë së Parë.
Kujtojmë se fitorja e fundit e “Bluve” ndaj të kuqve është më 5 prill të vitit 2009,kur “Nëndetësja” do të triumfonte 2-1. QË nga kjo sfidë Dinamo nuk ka mundur dot të shijojë fitoren ndaj rivalëve të tyre.