
Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu kanë vendosur për të zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Teksa ishte konfirmuar më parë nga Partizani dhe Kukësi, sot newsport.al mësoi se dhe skuadra e Agostinelit do t'i drejtohet Turqisë.
Tashmë pritet të mësohet edhe destinacioni i Tiranës. Gjasat janë që edhe bardheblutë të kenë destinacion Antalian, por kjo do të mësohet në vijim. Nëse konfirmohet që edhe 24 herë kampionët e vendit do të udhëtojnë drejt Turqisë, atëherë në Antalia do të luhet lufta për titull.
Cila nga skuadrat do të arrijë të përgatitet më mirë, do të mund të ketë më shumë rezultate në startin e fazës së tretë në Superiore.
Poll