Sonte luhet ndeshja mes Inter dhe Milan. Ndeshja që është një nga të shumëpriturat e Serie A sjell në fokus edhe protagonistët e ekipeve. Kështu mesfushori i Milan, Lucas Biglia flet para sfidës më Interin dhe "dërgon" në qiell sulmuesin e ri, Andre Silva.
"Do jetë një ndeshje e fortë përballë Interit. Do japim maksimumin tonë për një fitore dhe të rikthehemi në rrugën e duhur. Një yll të cilin do veçoja te Milan ? Ai është Andre Silva. Është një djalosh plot potencial dhe shumë talent. Ai mund të jetë një Van Basten i ardhshëm për ekipin e Milanit.”
Poll