Jurgen dhe Junild Vatnikaj ka firmosur me Bylisin në Kategorinë e Parë. Dy futbollistët e njohur që janë formuar te skuadra e Partizanit kanë zgjedhur të vijojnë aventurën futbollistike me klubin ballshiot.
Sot, ata kanë hedhur "të zezën mbi të bardhë" duke u bërë zyrtarisht pjesë e ekipit të Bylisit. Jurgen Vatnikaj ishte sezonin e shkuar pjesë e Laçit, ekip me të cilin nuk gjeti shumë hapësira. Ish-sulmuesi i Partizanit ka bindur stafin e Bylisit dhe së bashku me vëllanë e tij kanë nisur aventurën në Kategorinë e Parë.
Poll
