
Skënderbeu do të luajë në javën e 36-të të Superligës, e cila përkon edhe me javën e fundit të sezonit, kundër Partizanit. Në këtë takim bardhekuqtë do të kenë plot 7 mungesa të rëndësishme dhe pothuajse ka mbetur pa ekip titullarësh pasi ata do të mungojnë.
Radas, Mici, Osmani dhe Latifi nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Ilir Daja në ndeshjen me Partizanin, pasi që të katërt janë të pezulluar me kartonë.
Siç dihet, me probleme dëmtimesh janë edhe Lilaj, Abazi dhe Malaj, duke e çuar numrin e mungesave në shtatë.
Edhe sikur korçarët të kishin barazuar me Kukësin, fitorja me Partizanin do të ishte një mision i pamundur me gjithë këto mungesa.
Poll