Luan finalen e Play-offit përball Korabit, Flamurtari jep lajmin e rëndësishëm
Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e Play-Offit në Kategorinë e Parë mes Flamurtarit edhe Korbait do të luhet ditën e diel, në stadiumin “Arena e Demave”. Të dyja ekipet do të kërkojnë një biletë për t’u përballur me skuadrën e vendit të 8-të në Kategorinë Superiore.
Përpara kësaj sfide kuqezinjtë vijnë me një lajm të rëndësishëm. Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar Instagram ata bëjnë me dije se kjo sfidë do të luhet në praninë e tifozëve. Të dyja skuadrat presin të kenë mbështetjen e lojtarit të 12-të në ndeshjen e sezonit.