Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luajti përkrah Messit dhe ishte pjesë e tripletës së Barcelonës, lë futbollin vetëm 32 vjeç

Shkruar nga NEWSPORT
Luajti përkrah Messit dhe ishte pjesë e tripletës së

Dikur Bojan Krkic cilësohej se do të ishte Messi i ri. I ardhur nga “La Massia”, akademia e famshme e Barcelonës ai bëri debutimin me katalanasit në vitin 2007 nën drejtimin e Frenkie Rijkaard. Shumë shpejt i riu boshnjak që do të luante për Spanjën bëri paraqitje të mira përkrah Messit, Henry dhe Eto’o. Gjithashtu ishte pjesë e tripletës së Barçës në 2009 dhe 2011. Por më pas karriera e tij ndryshoi.

Minutat e pakta në Katalonjë bën që ai të largohej në formë huazimi tek Ajax më pas tek Milan. Për ca kohë luajti në Angli tek Stoke City. Dhe së fundmi ishte pjesë e Vitsel Kobe në Japoni.

Tani në Japoni në moshën 32-vjeçare ai vendos të vari këpucët në gozhd dhe të lërë futbollin e luajtur. Por Bojan do të mbahet mend gjithmonë në Barcelonë për vitet e tij të para në futboll sepse i dha shumë “alegri” dhe emocion lojës së blaugranave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga