Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luajti për 2 sezone me Partizanin, Astrit FAZLIU largohet nga Drita dhe zgjedh klubin tjetër të Superligës

Shkruar nga NEWSPORT

Astrit Fazliu do jetë lojtari më i ri i Ferizajit në Kosovë. Sulmuesi dhe Drita përfunduan sot bashkëpunimin mes tyre dhe Fazliu ka menduar ta vazhdojë karrierën te klubi që do militojë sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

Drita njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se ndeshja e Kupës së Kosovës ishte e fundit për të me fanelën e tyre. Pas 122 ndeshjesh, në të cilat shënoi dhe 21 gola e dha 23 asistë. Kujtojmë se ish sulmuesi i Partizanit në vitet 2014-2016, ka luajtur në fillimet e karrierës te vendlindja e tij Ferizaji.

Klubet e tjera ku ka luajtur janë Ulpiana, Prishtina, Drita dhe Feronikeli në Kosovë. Ndërsa në Shqipëri ka luajtur dhe me Partizanin pas Flamurtarit. Në Maqedoninë e Veriut Fazliu provoi me aventurën me Shkëndijën në vitet 2014-2016.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga