Te Juventusi dhe kombëtarja e Italisë janë bërë me “dhimbje koke”. Manuel Locatelli ka probleme me shpinën, teksa luajti ndaj Cagliarit në Serie A. Kjo erdhi për shkak edhe të mngesësë së Rabios.
Ky aktivizim tashmë ka përkeqësuar gjendjen e lojtarit, i cili u grumbullua nga Luciano Spalletti për ndeshjet e kombëtares, por tashmë i është dashur t’i braktisë. Pas kontrolleve të bëra nga stafi i italianëve është verëjtur që lojtari ka një frakturë në brinjën e 10-të të shpinës.
Në këto kushte lojtari largohet nga grumbullimi për të nisur edhe rikuperimin e tij. Diçka e tillë shqetëson Juventusin, pasi lojtari rrezikon duelin me Interin në kampionat. Mbetet të shihet nesë Locatelli do t’ia dalë të rikuperohet në kohë, apo Allegri duhet të mendojë për një zëvendësues.