Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Luajtëm më mirë se Laçi", Edi Martini parashikon supersfidën: Vllaznia-Partizani? Shkodranët më afër fitores

Shkruar nga NEWSPORT
"Luajtëm më mirë se Laçi", Edi Martini

Teuta barazoi në transfertë përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superioes. Sfida e zhvilluar në Kurbin përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Duke thënë për lojën, unë them që ishim më lart se Laçi, kishim më shumë dëshirë. Megjithatë stresi i pikëve bën punën e vet. Presioni i pikëve shihet te lojtarët pasi edhe qarkullimin e topit nuk e kërkuam shumë. Por them se kemi luajtur më mirë se kundërshtari. Në pjesën e dytë ishim më efikas. Patëm rastet tona dhe po të shënonim më shpejt do të merrnim 3 pikët. Grupi është kompletuar dhe kur merr frytet prej atyre që hynë në fushë, ekipi duket që është në rrugën e duhur”, u shpreh fillimisht Edi Martini.

Çfarë duhet të bëni që mos të pësoni të parët dhe të jeni gjithmonë pjesë e kthimit të ndeshjes në këtë mënyrë?

“Po ta shikosh vetëm 1 herë na kanë gjaujtur në portë. Normalisht duhet ta fitojmë besimin, edhe lojtarët te vetja që mund t’ia dalim ndaj çdo kundërshtari. Unë besoj se rezultatet do të vijnë shpejt.”

A mendon që do të dalë në skenë fitorja dhe njeriu gol te Teuta?

“Unë mendoj se kemi për të shënuar gola, pavarësisht se Dacit po i mungon goli. Por nuk është e lehtë të shkosh deri atje, por Daci nuk e ka finalizimin. Neve na çalon pjesa e rasteve flagrante. 3 ndeshjet e fundit kemi shënuar 5 gola, por mbetet punë të bëhet para porte.”

Pritshmëria për lojtarin Faust?

“Ai do të na ndihmojë shumë. Ndihmon ekipin edhe në fazën difensive. E kisha planifikuar që sot të luante 60 minuta, por gjithsesi është lojtar i mirë që pres gola prej tij.”

Porta? Zgjedhje teknike për Demën?

“Dema është portier mjaft i mirë dhe me eksperiencë. Normalisht edhe Vata është i mirë, ka qetësinë e duhur. Janë dy portiera dhe për mua është luks. Janë shokë dhe djem të mirë. Për mua është i rëndësishëm i gjithë ekipi jo individët.”

Barazimi, gjysma e gotës plot?

“Në dukje 1 pikë nuk kënaq asnjë, por në fund të kampionatit kjo është shumë e vlefshme. Ju thashë çunave që s’duhet të humbim sot.”

Parashikim Vllaznia-Partizani?

“Nuk kam asnjë parashikim. Megjithatë Vllazninë e shohë më afër fitores.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga