Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Luajnë në transfertë përballë Teutës, Orges Shehi në mëdyshje për repartin difensiv

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë në transfertë përballë Teutës, Orges Shehi

Partizani do të luajë në transfertë përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Niko Dovana” do të startojë në orën 17:00.

Një mungesë e rëndësishme për "Demat" në këtë sfidë do të jetë ajo e Marcelino Prekës. Kjo për shkak se qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq, kundër Erzenit. Pikëpyetjet janë ngritur tashmë, ndërsa klubi i kuq kërkon fitoren të shtunën ora 17:00. Dy janë alternativat më të mundshme, që kampionët kanë dispozicion. Mikulic dhe Sembene, që shihen më afër vendit të titullarit se Janjeva.

Sembene preferohej titullar para Prekës, megjithatë te Partizani mund të shohin për alternativë të re. Dhe opsioni më i mirë duket kroati Mikulic, që u afrua në merkaton e janarit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga