Partizani prej ditësh tashmë vazhdon përgatitjet për duelin me Egnatian, takim i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 13:30 në “Egnatia Arena”, ndërsa gjithçka do të startojë në minutën e 24-të, kur edhe u ndërpre ndeshja për shkak të tragjedisë me Raphael Dëamena.
Për këtë ndeshje Arbër Abilaliaj do të ketë të gatshëm Cristian Mba-n dhe Andi Hadrojn. Të dy lojtarër mungojnë që prej sfidave të para të këtij sezoni për shkak dëmtimi dhe tashmë duket se janë rikuperuar plotësisht dhe do të mund të japin kontributin e tyre ndaj rrogozhinasve.
Ndërkohë pavarësisht se luajnë ndaj Egnatias, te Partizani ka një lajm të mirë për sfidën e javës së 14-të ndaj Dinamos. David Atanaskovski do të jetë i gatshëm për duelin me blut, teksa kalon kështu dëmtimin