
Lorenzo Insigne ka arritur akordin me Toronton dhe prej verës që vjen do jetë futbollist i MLS në ligën e futbollit amerikan. Gianluca Di Marzio bën me dije se palët kanë gjetur akordin total, me italianin që do nënshkruajë javën që vjen një kontratë për pesë vite e gjysmë.
12 milionë euro do jetë paga sezonale e Insgine, që duket se është lëkundur nga shuma e majme që ofron klubi kanadez. Nga kjo lëvizje Napoli nuk përfiton asnjë të ardhur, me lojtarin që ka kontratë deri në qershorin e 2022 në Serie A.
Largimi si lojtar i lirë për Insignen vjen në një kohë kur napoletanët po shpresonin një rinovim me kapitenin, gjë që nuk ka ndodhur.
Poll