Mesfushori i Kombëtares Nazmi Gripshi mbyll sezon “fenomenal” te ekipi i Astanës në Kazakistan. Edhe pse kryeqytetasit nuk ia dolën të fitonin titullin, Gripshi bëri “detyrën”, u shpall golashënuesi i Premier Leagues me 16 gola në 26 ndeshje, ndonëse është mesfushor.
Ditën e sotme, Federata Kazakistanase e Futbollit ka njoftuar në rrjete sociale se shqiptari është fituesi i çmimit “Golashënuesi më i Mirë”, sezoni 2025-2026. Gripshit i skadon kontrata me Astanën në verën e vitit 2026.
Lojtari në fjalë ka dalë nga akademia e Teutës, ndërsa është shpallur kampion në Superiore me Skënderbeun në sezonin 2017-2018. Nazmi Gripshi e ka bërë debutimin te Kombëtarja në 14 tetor të 2025, miqësorja ndaj Jordanisë në “Air Albania”.
View this post on Instagram
