
Flamurtari dhe Korabi do të përballen ditën e sotme në orën 17:00 në Arenën e Demave për të zhvilluar ndeshjen e Play-Off për ngjitjen në Superiore. Fituesi i kësaj sfidë do të sfidojë ekipin e 8-të në renditjen përfundimtare të elitës së futbollit për të vendosur më pas kush do të jetë ekipi që do të meritojë vendin në këtë nivel.
Trajnerët Longo e Lumbarçe kanë përzgjedhur titullarët e kësaj supersfide që do të dhurojë emocione pafund. Nuk ka surpriza teksa teknikët kanë hedhur në fushën e lojës lojtarët më të mirë.
Arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja ndërsa në këtë sfidë do të jetë edhe sistemi VAR i disponueshëm në ndihmë të gjyqtarit.
Formacionet Zyrtare:
Flamurtari (4-4-2): Kuka; Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Vitija; Fernando, Yuri, Indio, Igor, Ribaj, Pedro; Trajner: Diego Longo
Në stol: Kaloshi, Silue, Shkalla, Beqja, Flores, Kondaj, Lleshi, Disha, Bylykbashi, Qarri)
Korabi (4-3-3): Qyrani; Selmani, Lala, Paplekaj, Tabaku; Marku, Lila, Mziu; Keko, Beshiraj, Kasalla; Trajner: Shpend Kumbarçe
Në stol: Mehidri, Xhafa, Tanushi, Joti, Koçi, Buci, Demaj, S.Lilaj, Hasaj.