Vllaznia do të luajë ditën e nesërme sfidën e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ndaj Kukësit në transfertë. Takimi do të luhet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”, dhe paraditen e sotme, trajneri Thomas Brdariç ka folur në konferencën për shtyp. Në mungesë të një përkthyesi për mediat këtë rol e ka bërë lojtari i Vllaznisë, Arlind Kalaja. Në fjalën e tij, trajneri gjerman u shpreh se e njohim mjaft Kukësin dhe nuk do të bëjnë gabimet e ndeshjes së kaluar.
Situata e ekipit? “Jam I gëzuar që nesër do të luajmë në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit dhe jemi shumë I lumtur që lojtarët janë të motivuar dhe ne jemi gati.
Mungesat? “Ne kemi lojtarë të tjerë për nesër, Gurishta, Hoxhaj, Da Silva dhe Dunga nuk do të luajnë, por kemi futbollistë të tjerë që mund t’i zëvendësojmë. Mendoj se ata që do të luajnë janë gati për këtë takim”.
“I dimë aftësitë e Kukësit, por do të shkojnë nesër në ndeshje për të marrë 3 pikë. E di që ata nuk po kalojnë momentet të mira, por për mua kjo nuk ka rëndësi dhe unë mendoj për sfidën e nesërme. Ne kemi mësuar nga gabimet e bëra nga ndeshja e parë dhe vijmë në këtë takim pas rezultateve të mira. Mezi pres të shikoj përmirësimet e skuadrës”.
Vllaznia në sulm? “Ne nuk luajmë me 11 portierë që të mos luajmë në sulm”.
Afrimi Cisse? “Të gjithë e dijnë që ne nuk kemi mundësi të marrim lojtarë siç ka bërë Tirana apo ekipet e tjera. Cisse është një djal I mirë, I duhet kohë për stërvitje dhe do të vendosim më vonë se çfrarë do të vendosim për të”.