Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lojtari i Skënderbeut gjen akordin me klubin nga Malta, 24 vjeçari kryen testet mjekësore

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i Skënderbeut gjen akordin me klubin nga Malta, 24 vjeçari

Sulmuesi i Skënderbeut, Ngissah Bismark ka gjetur akordin me klubin maltez të Birkirkara FC. 24 vjeçari pritet të hedhë “të zezën mbi të bardhë”, pasi më herët të ketë kaluar testet mjekësore gjatë ditës së sotme.

Ganezi ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën malteze, ndërsa Skënderbeu nuk do pengojë lojtarin, që largohet pas gjashtë muajve. Newsport.al mëson se palët do ndahen me konsensus, pasi sulmuesi kërkon më shumë minuta lojë.

Me vetëm 8 ndeshje në Superligë dhe 249 minuta, Bismark nuk tregoi për gjashtë muaj asgjë nga aftësitë e tij në futbollin shqiptar. Vlen të theksohet se në Kupën e Shqipërisë,  Bismark zhvilloi tre paraqitje duke shënuar tre gola.

Me kontratë deri në verën e këtij viti dhe me të drejtë rinovimi, korçarët dhe Bismark do zyrtarizojnë ndarjen me marrëveshje. I dalë nga moshat e Chievo, Bismark ka luajtur edhe me ekipin e parë të italianëve, ndërsa ka provuar aventura edhe me Imolese, Viterbese apo Pro Sesto në Itali.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga