Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lojtari i ndeshjes, Theo Hernandez: E mrekullueshme, golin ia dedikoj vëllait tim

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i ndeshjes, Theo Hernandez: E mrekullueshme, golin ia dedikoj

Franca u shpall finalistja e dytë e Kupës së Botës pasi mposhti Marokun në gjysmëfinale me rezultatin 2-0. Tashmë Argjentina e pret të dielën për të kurorëzuar ekipin më të mirë të botës. Goli i Theo Hernandez në minutën e 5-të, vendosi pak qetësi në lojën e francezëve me mbrojtësin e Milanit që ka marrë edhe notën më të mirë të ndeshjes. Pas ndeshjes, ai dha intervistën e tij.

“Është e mrekullueshme. Të luash dy finale rradhazi është fantastike. Ne bëmë një punë të mirë, ishte ndeshje e vështirë. Finalja kundër Argjentinës, ne e dimë që do të jetë një ndeshje e madhe. Do të punojmë fort për të fituar. Golin ia dedikoj vëllait tim, shpresoj të jetë me ne të dielën. E mrekullueshme, do ta shijoj me familjen time, lojtarët dhe trajnerin.”- tha mbrojtësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga