Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lojtari i Kombëtares në "orbitën" e Superiores, te Vllaznia "flenë" gjumë

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i Kombëtares në "orbitën" e Superiores, te

Padyshim që përveç kupave të Europes, një temë e nxehtë e veres është edhe merkato e klubeve shqiptare. Disa prej klubeve të Superligës kanë qenë aktiv duke afruar elementë për të përforcuar ekipin e tyre. Emrat që kanë qarkulluar në selitë e klubeve shqiptare kanë qenë të shumtë dhe një personazh i ri i merkatos së Superligës duket se është Ildi Gruda.

Sulmuesi 19-vjeçar me origjinë nga Shkodra, sezonin e fundit e mbylli në Maltë te ekipi i La Valletas ku u shpall edhe kampion. Lojtari tashmë duket se ka shkëputur marrëdhëniet me klubin maltez. Një fakt i tillë ka bërë që disa klube të Superligës të shprehin interes për të. Tre ekipe të Superiores kanë kërkuar informacione dhe detaje për futbollistin, që është edhe pjesë e kombëtares U-20 të Shqipërisë.

Habit fakti se për një lojtar të tillë nuk po këmbëngul Vllaznia. Klubi shkodran që rriti dhe afirmoi Gruden në akademinë e vet duket se po humbet një mundësi të artë. Vetë kuqeblutë që duan të ndertojnë një ekip serioz për vitin që vjen, kanë mundësinë e artë të marrin një lojtar me parametra 0 dhe me shumë vlera. Gruda njihet mirë nga drejtuesit e futbollit në Shkodër pasi është shpallur kampion me moshat duke qenë edhe golashënuesi më i mirë.

Drejtuesit e Vllaznisë duhet të lëvizin shpejt për të afruar sa më shpejt një sulmues të tillë në gjirin e tyre. Kjo pasi duket se konkurrenca për lojtarin e kombëtares është shumë e madhe dhe tek Vllaznia duhet ta monitorojnë mirë situatën e një rasti të mirë që të ofron merkato. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga