Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lojtari i Bylisit me Coronavirus, e pëson edhe Apolonia

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i Bylisit me Coronavirus, e pëson edhe Apolonia

24 orë para fillimit të kampionatit, Superiorja ka marrë një goditje të rëndë pasi një futbollist i Bylisit ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Edhe pse fillimisht s’u bë me dije identiteti i lojtarit, tanimë mësohet se bëhet fjalë për Eridon Qardakun. Talenti shkodran ka udhëtuar para disa ditësh në vendlindje, prej nga ku dyshohet se ka marrë dhe virusin.

Hetimi epidemiologjik po vijon punën, ndërsa tanimë e gjithë skuadra është izoluar. Por si të mos mjaftonte kjo, mësohet se ai ka qenë pjesë e ndeshjes miqësore të zhvilluar ditën e shtunë mes Apolonisë dhe Bylisit që përfundoi me shifrat 0-3. Kësisoj edhe lojtarët e ekipit fierak duhet të karantinohen derisa të mbyllet hetimi epidemiologjik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga