Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Lojtari bardheblu largohet nga Tirana, tifozët e Partizanit tallen: Mos paç fatin e Muzakës!

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari bardheblu largohet nga Tirana, tifozët e Partizanit tallen: Mos

Gjergji Muzaka flitet si i larguari i radhës nga bardheblutë e kryeqytetit. Mesfushori i njohur është pranë divorcit me 24 herë kampionët e Shqipërisë, megjithatë nga klubi i Tiranës nuk ka asgjë zyrtare. Muzaka nuk ka udhëtuar me ekipin në Turqi dhe në vazhdim pritet të mësohet për sa i përket të ardhmes së tij. Kaq ka mjaftuar dhe në rrjetet sociale kanë nisur ironitë ndaj 32-vjeçarit nga tifozët e Partizanit. Deklarata e Muzakës para disa kohësh që "Tirana është skuadra e zemrës time", duket që nuk kanë lënë shije të mirë tek tifozët e kuq. " Mos paç fatin e Muzakës", shkruan njëri prej tyre duke ironizuar mesfushorin për situatën e krijuar.

Kujtojmë që Gjergji Muzaka ka dalë nga akademia e Partizanit, ku luajti për 3 sezone rresht duke shënuar 15 gola. Më pas ai u transferua te Iraklis në Greqi, por më pas u rikthye sërish tek të kuqtë duke luajtur nga sezoni 2005 deri në 2008-tën. Pikërisht në këtë kohë Muzaka arriti kulmin e tij, duke u aktivizuar në 106 ndeshje dhe duke shënuar 23 gola. Ai u kthye në idhull të tifozëve të kuq, por pas largimit nga 15 herë kampionët e vendit, marrëdhëniet ndërmjet tij dhe mbështetësve të Partizanit ndryshuan.

[gallery columns="1" size="full" ids="71484"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga