Fatlum Kurtaj ka qenë një nga fotografët që ka asistuar Kombëtaren Shqiptare gjatë qëndrimit të saj në Francë. Ai nuk ka qenë fotografi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, por pasioni për fotografinë dhe tifozeria për Kombëtaren e kanë bërë fotografin të ndjekë nga afër rrugëtimin e skuadrës. Fotografi ka qenë i angazhuari i Supersport.al dhe shumë çaste pikante nga ecuria e Kombëtares janë fiksuar në lenten e tij.
Në një intervistë për emisionin ‘’Fan Zone’’ në Supersport, Kurtaj ka thënë që lojtarët janë shumë të gatshëm për të bërë fotografi. Pasi edhe momentet e Europianit janë shumë të rëndësishëm edhe për ta.
Sipas tij të gjithë lojtarët janë shumë fotozhenik, por më shumë se pjesa tjetër një marrëdhënie shumë të mirë me aparatin kanë Bekim Balaj, Lorik Cana dhe Armando Sadiku.
Fotoja më e klikuar ka qenë fotoja e Lorik Canës me tifozin më të famshëm, Besir Lumani.Kjo foto ka marrë rreth 55 mijë klikime dhe është shfaqur në disa gazeta ndërkombëtare. Sipas Kurtaj për fotografët është shumë e vështirë të ndjekin zhvillimet e rëndësishme në një ndeshje pasi edhe ata janë tifozë me skuadrat e tyre përfaqësuese.
‘’Të gjithë lojtarët kanë dëshirë të fotografohen, madje disa prej tyre janë edhe shumë fotozhenikë. Pastaj i kërkojnë ti kenë edhe vetë fotot, më mbushej telefoni me kërkesat e tyre që t’iua dërgoja. Kam pasur shumë kërkesa edhe nga jashtë Shqipërie për të blerë fotot e djemve të Kombëtares, madje kam pasur kërkesa dhe nga media në vend ’’, ka thënë ndër të tjera Kurtaj. Padyshim foto të magjishme kanë qenë për fotografin ato që djemtë kanë bërë me kostumet zyrtare sipas Kurtajt.