Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Lojtarët e rinj duan kohë që të ambientohen", EGBO: Danso ka diçka më shumë, mos humbasim kohë me bojkotin

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtarët e rinj duan kohë që të ambientohen",

Trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo ka folur pas ndeshjes miqësore që bardheblutë fituan dje 1-0 ndaj Besës në "Selman Stërmasi". Nigeriani i stolit ka theksuar se blerja e re, Danso ka diçka më shumë dhe forma e tij është parë në stërvitje.

Egbo shprehet se kampionati duhet të nisë sa më parë pasi nëse zgjat më shumë bën dëm për futbollistët. Sa i takon lojtarëve të rinj të afruar në merkato, trajneri kampion thekson se secili do kohën e vet për ambientim.

"Richard Danson e kami parë edhe në stërvitje që ka diçka që mund të ndihmojë ekipin, ndaj e futa në lojë që në minutën e parë. Ai duket më pranë me pjesën tjetër të ekipit sa i përket formës sportive.

Lojtarët e rinj i kemi parë nga afër, por të shohim si janë filimisht nga ana fizike. Duhet të marrim më shumë minuta nëpër ndeshje. Merkato? Në përgjithësi është bërë marrja e lojtarëve që duhen, por shumica e tyre do kohë të ambientohet me pjesën tjetër të ekipit

Bojkoti? Nëse zgjatet më shumë, bëhet dëm për futbollistët, kështu që sa më shpejt të fillojë, aq më mirë është, Të fillojë sa më shpejt për futbollistët dhe njerezit që duan të shohin", tha Egbo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga