
Është mbyllur faza e dytë e Superligës dhe shumë statistika janë regjistruar për çfarë ka ndodhur në 18 javët e para. Lojtarë që janë bërë protagonistë e të tjerë që janë harruar në stol. Emrat e futbollistëve big në një formacion të ndërtuar nga newsport.al. Lojtarë të perënduar apo të papreferuar nga trajnerët, kjo është një pyetje relative që e vështirë se mund të gjej përgjigje në këtë moment.
Në portë Stivi Frashëri, portieri i dytë i Flamurtarit që ka mundur të luaj vetëm në muajin e fundit pas dëmtimit të Argent Halilit. Në të mbrojtje Jashanica i Skënderbeut, Malota i Partizanit dhe Pashaji i Kukësit kanë luajtur me pikatore, më tepër në rolin e alternativave.
Në mesfushë Gilman Lika, Lushtaku, Erjon Vucaj dhe Ansi Nika kanë patur fare pak hapësira me skuadrat e tyre. Në sulm, braziliani Serginho, izraeliti Azubel dhe Mentor Mazrekaj kompletojnë skuadrën e emrave big të Superligës që janë harruar nga trajnerët.
Formacioni i rezervave 3-4-3
Frashëri
Jashanica Malota Pashaj
Lika Lushtaku Vucaj Nika
Serginho Azubel Mazrekaj