Çështja e pagave te Flamurtari është shndërruar tashmë në problem serioz në skuadrën vlonjate. Lojtarët kanë disa muaj pa u paguar dhe disa prej tyre zgjodhën të largoheshin. Ndërkohë, të tjerë presin ende të mësojnë se ç’do të bëhet me fatin e tyre. Tashmë “pilafi s’mban më ujë” dhe futbollistët aktualë kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre.
Edhe trajneri Ilir Daja i ka dhënë mbështetjen e tij duke i falënderuar për gjithçka që kanë dhënë deri në këtë fazë të kampionatit. Ndërkohë mësohet se presidenti Sinan Idrizi ka udhëtuar drejt Turqisë për çështje biznesi dhe me kthimin e tij, priten edhe të reja për sa i përket çështjes së financave në klubin kuqezi. /Newsport.al/