Trajneri i Gjermanisë Joakim Loew shpreh kënaqësinë e kalimit të ndeshjes çerekfinale ndaj një skuadre si Italia. Tregon emocionet e sfidës, ndërsa e krahason me Argjentinën e vitit 2006. Për më tepër ai sqaron edhe gjuajtjen e penalltive, ku thotë se ishte dëshira e lojtarëve të vendoseshin vet në radhë për të gjuajtur.
“Ishte ndeshje me shumë emocione, si ajo me Argjentinën në vitin 2006, por ishte një sfidë taktike. Ne ishim superiorë në fushë, Italia luante mirë në mesfushë, por nuk i lejuam shumë hapësira. Penalltia e pësuar ishte për mungesë fati, nuk mendoja se Italia do të na shënonte gol me aksion”.
“Unë nuk i imponova asgjë gjuajtësve të penalltive. Lojtarët zgjodhën vetë. Mesut tha menjëherë që do të gjuante. Pesë të parët ishin relativisht të qartë, Kimish dhe Hektor qëndruan mjaft të qetë edhe pse për ta ishte hera e parë”.
“Tani duhet të përqendrohemi te riaftësimi i lojtarëve pasi një ndeshje e tillë ka një impakt të rëndë mbi kondicionin fizik. Tani duam më shumë, kemi lënë shumë në fushën e lojës, ishim të pafat por superiorë gjatë të gjithë ndeshjes. Mund ta kishim fituar këtë ndeshje kur Gomez u shfaq para Bufon por ai bëri një pritje të jashtëzakonshme”.