Nëse për titullin garojnë tre skuadra, gjashtë të tjera presin me laps dhe letër në dorë për të bërë llogaritë për objektivat e tyre. Një fitore e Partizanit do t’i jepte të kuqve një bonus në garën për titull.
Të kuqtë presin më pas Laçin në shtëpi, shkojnë në Vlorë, presin Korabin dhe e mbyllin në Korçë. Një humbje e të kuqve do të kompromentonte objektivin titull dhe Partizani mund të ketë në dorë garën për mbijetesë duke qenë se pret Laçin në shtëpi.
Kukësi në krahun tjetër pret Flamurtarin, luan me Luftëtarin në javën e fundit, skuadra të cilat luajnë për mbijetesë dhe Europë. Një humbje përballë Partizanit mund të bëj Kukësin të uli një marsh dhe skuadrat që do të luajnë përballë tyre të kenë më tepër motiv për të marrë pikët e plota.
Skënderbeu në krahun tjetër shpreson te barazimi. Një fitore e Partizanit do të mbyllte pothuajse përfundimisht shpresat e korçarëve. Një fitore e Kukësit do të komplikonte objektivin për Skënderbeun që do të duhet të mposhti verilindorët në shtëpi në javën e parafundit.
Pothuajse e pamundur të parashikosh saktë se çfarë do të ndodhi. Skenarët janë të shumtë, por e sigurtë se të premten do të përcaktohen shumë gjëra për fatet e kampionatit.