
Tirana ka aktualisht 35 pikë dhe gjendet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të luajnë të hënën në transfertë kundër Skënderbeut. Praktikisht për 24 herë kampionët e vendit do të jetë mjaft e vështirë për të marrë pikë, pasi skuadra korçare po lufton për titullin kampion.
Më pas, bardheblutë luajnë në kryeqytet ndaj Luftëtarit, ku teorikisht duhet të marrin 3 pikë duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve. Në fund ekipi i Josës do të udhëtojë në transfertën e vështirë të Shkodrës ku do të përballet me Vllazninë.
Një pikë kundër shkodranëve mund të mos mjaftojë në fundin e kampionatit, pasi rivalët mund të kenë arritur kuotën e 40 pikëve. Një fitore kundër Vllaznisë do të ishte fatale për ekipin shkodran, ndaj në këtë fund kampionati situata për bardheblutë është tejet e komplikuar. Skuadra e Josës duhet t'i marrë tri pikë Luftëtarit, të marrë së paku një pikë me Vllazninë dhe më pas të shpresojë te rivalët për të mos kaluar kuotën e 39 pikëve.