
Vora 1-0 Apolonia (Rraboshta 43')
Kategoria e Parë: Java e 22-të Stadiumi: Vora Arbitër: Indrit Myrtja
Ndeshja: Vora i aka dalë të fitojë në shtëpi ndaj Apolonisë. Skuadra e Klodian Arbrit ka triumfuar 1-0 ndaj fierakëve, takim ky i vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Vendasit do të gjenin golin në pjesën e fundin e pjesës së parë të takimit, ku Rabotsha do të mposhte portierin e miqve. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar mes të dyja skuadarve, me fierakët që kërkonin golin e barazimit, por pa mundur dot të gjejnë rrugën e rrjetës. Deri në fund të ndeshjes nuk do të kishte më gola të tjerë, me rezultatin që mbeti i padryshuar deri në fund. Në këtë mënyrë Vora merr 3 pikë shumë të rëndësishme në kampionat dhe ngjitet në vendin e 3-të me 42 pikë. Ndërkohë Apolonia mbetet në vendin e 5-të me 31 pikë pas 22 javësh. FORMACIONET ZYRTARE: VORA: Jata, Imami, Gaio, Shani, Franklin, Meta, Sefa, Prengaj, Raza, Qardaku, Raboshta. Trajner: Klodian Arbëri APOLONIA: Harizaj, Hebeja, Ndubuisi, Asllanaj, Shanaj, Bejzade, Jasin, Trifoni, Lumula, Orelesi, Umejiego. Trajner: Artan Mërgjyshi Rastet e ndeshjes: 90+3'- Mbyllet ndeshja në Vorë, vendasit triumfojnë 1-0 ndaj Apolonisë. 70'- Apolonia provon te gjejë golin e barazimit, por fierakët nuk kanë saktësinë e duhur para porte. 46' Starton pjesa e dytë. 45+3' Mbyllet pjesa e parë, Vora udhëheq 1-0. 43' Raboshta kalon Vorën në avantazh. (VIDEO) 32' Fierakët provojnë me goditje nga distanca. (VIDEO) 18' Apolonia tenton, por portieri i Vorës në gatishmëri. (VIDEO) 13' Vora pranë golit me Qardakun. (VIDEO) 1’ Starton sfida në Vorë.
Galeria fotografike ()
Poll