Në Paris është duke u zhvilluar ceremonia e Topit të Artë 2019, organizuar nga France Football. Çmimi individual më i kërkuar nga yjet e futbollit është pikërisht Topi i Artë. Është ky çmimi që përcakton lojtarin më të mirë të sezonit.
Përveç Topit të Artë për meshkuj do të jepen si për femrat, portierët apo dhe të rinjtë, i quajtur trofeu Copppa.
Trofeu Coppa për të rinj u fitua nga mbrojtësi i Juventus, Mathijs de Ligt.
Trofeu për portierin më të mirë u fitua nga Allison Becker i Liverpool. Fitues i Champions League me Liverpool dhe fitues i Kupës së Amerikës me Brazil.
Topi i Artë për femrat fitohet nga Megan Rapinoe, e cila nuk është pjesë e cermonisë. Kapitenia e kombëtares Amerika ka patur një vit të jashtëzakonshëm duke fituar Kupen e Botës.
