Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Vllaznia hakmerret ndaj Partizanit, shkodranët mposhtin kryesuesit e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia hakmerret ndaj Partizanit, shkodranët mposhtin kryesuesit e

PARTIZANI – VLLAZNIA 1-2

Abissnet Superiore, Java 16

PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Rrapaj, Murataj, Telushi, Hoti, Cara, Mensah Trajner: Giovani Colella

VLLAZNIA: Zogovic, Smajli, Gurishta, Shehi, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Marku, Mala, Hoxhaj, Kaina Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj

Komenti minutë pas minute:

Ndeshja: Partizani është mposhtur 1-2 nga Vllaznia në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Pjesa e parë foli në favor të shkdoranëve që ishin më këmbëngulës, por pa mundur të konkretizojnë si duhet rastet. Ndërsa në të dytën të kuqtë arritën të kalonin në avantazh me Maguette. Afrikani pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin, por nuk u tregua i saktë para portës së Zogoviç. E pikërisht në momentin më të mirë të kryeqytetasve, Fjoart Jonuzi barazoi rezultatin me një goditje të bukur jashtë zone. Atëherë kur nuk pritej, Vllaznia realizoi edhe golin e dytë me Mehdi Çobën duke marrë 3 pikë të arta në kryeqytetPas kësaj ndeshje, Partizani mbetet në vendin e parë me 29 pikë, 1 më shumë se Tirana ndjekëse. Ndërsa Vllaznia ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 25 pikë. Një hakmarrje e ftohtë kjo e shkodranëve që përsërisin sfidën e të kuqve në Shkodër, të cilët përmbysën avantazhin e përkohshëm të Vllaznisë.

90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

 

89'- Vllaznia në avantazh. Mehdi Coba përmbys rezultatin. 

 

76'- Vllaznia barazon rezultatin. Aksion model i shkodranëve dhe Fjoart Jonuzi shkund rrjetën e të kuqve. 

 

70'- Partizani pranë golit të dytë. E pabesueshme se ç'humbet Maguette i vetëm me portierin Zogovic.

 

62'- Partizani në avantazh. Krosim i bukur nga e djathta dhe mesfushori Maguette e con topin në rrjetë me kokë.

50'- Ëngjëll Hoti provon nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

46'- Nis pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë.

40'- Arinaldo Rrapaj gjuan nga distanca, pret portieri Zogovic.

 

26'- Partizani pranë golit. Bekim Rexhepi bën mrekullinë.

19'- Goditje këndi për Vllazninë. Kroson mala, por pret mire Bekim Rexhepi.

7'- Penallti për Vllazninë. Por, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Kreshnik Bajramaj e anulon. 

1’- Starton ndeshja në stadiumin e Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga