
Kategoria Superiore/ JAVA e 12-të:
Ndeshja: KF- Laçi - FK Kukësi/ 1-0 (62 Nuabueze)
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Çokaj, Erind Burgu, Renato Malaj
Ka përfunduar sfida në Laç midis ekipit të Laçit dhe Kukësit me fitoren e kurbinasve 1-0. Vendasit luajnë mirë në pjesën e parë, duke I bërë presion Kukësit, por nuk arrinë të gjejnë golin. Kurbinasit në pjesën e parë kanë pretenduar dhe dy penallti, por gjyqtari Hamiti nuk ka qenë I të njëjtit mendim.
Pjesa e dytë nis më mirë për Kukësin. Të cilët dalin në lojën e tyre, porn ë momentin më të mirë të tyre, kurbinasit kalojnë në avantazh në minutën e 62. Olsi Teqja prek topin me dorë në zonë dhe gjyqtari Hamiti jep penallti për ekipin e Laçit. Nuabueze me qetësi të plotë shënon dhe kalon në avantazh ekipin e tij.
Kukësi bën presion, në minutat e mbetura, por Daku dhe Gavazaj nuk janë të saktë para portës së Laçit.
Me fitoren e sotme Laçi shkon në vendin e 3, me 19 pikë. Ndërsa Kukësi në vendin e 5, me 18 pikë.
Formacionet:
KF Laçi (4-3-3): Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze.
Trajner : Armando Cungu.
FK Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Et'hemi , Lulaj, Rroca, Kitanovski, Gavazaj dhe Daku.
Trajner: Shpëtim Duro.
Komenti i ndeshjes:
90' Mbyllet sfida. Fiton Laçi 1-0.
84' Daku nuk arrinë të devijoi sic duhet topin. Mundësi e "artë" për ekipin e Kukësit.
80' Teko me rrofëshat, shumë pranë golin e dytë për Laçin.
70' Kukësi kërkon të reagoj por pa sukses.
62' Nuabueze kalon në avantazh skuadrën e Lacit me anë të 11 metërshit.
60' Penallti për Laçin. Arbitri Hamiti fërshëllen për prekje me dorë nga ana e Teqja-s.
54' Daku shmang Domgjonin. Godet por topi devijohet në goditje nga këndi.
50' Kukësi e nis në sulëm pjesën e dytë. Rroca nga krahu i majtë godet fortë, por jashtë kuadratit.
45' Starton pjesa e dytë.
41' Teko shkëputet nga krahu i dajthtë. Futet në zonë, kroson dhe pretendon një prekje me dorë nga Kotobelli. Asgjë për arbitrin.
38' Et'hemi lëviz mirë. Ka hapësirë perpara, por zgjedh të gjuaj. Topi përfundon jashtë kuadratit.
31' Bie ritmi i sfidës. Laçi qarkullon topin dhe kontrollon lojën.
22' Deliu godet rrezikshëm drejt portës. Topi kalon afër shtyllës.
21' Lushkja avancon me topin, mbyllet me faull nga Rroca.
17' Goditja e parë nga këndi, për ekipin e Kukësit.
12' Nuabueze futet në zonë, pengohet nga mbrojtësi i Kukësit. Laçianët pretendojnë për penallti.
9' Et'hemi godet në kuadrat, nga një goditje dënimi. Pret Stazhilla.
7' Kundërsulm i rrezikshëm nga Kukësi. Daku midis dy mbrojtësve e humb topin në minutën e fundit. Sinjali i parë i Kukësit.
6' Kros në zonë, Shehu nuk devijon siç duhet, e pret Xhika.
1' Starton sfida.