Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Goli i Kahrimanovic nuk mjafton, Skënderbeu ul me “këmbë në tokë” shijakasit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli i Kahrimanovic nuk mjafton, Skënderbeu ul me

Abissnet Superiore, java e 6-të

ERZENI - SKËNDERBEU 1 - 2 (Dean Liço p21 ', Shaqe 70'/ Kahrimanovic 96')

Ndeshja: Skënderbeu është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa në “Egnatia Arena” ka mposhtur 2-1 Erzenin. Një sfidë që ishte një spektakël i vërtetë mes dy ekipeve, por në fund festojë korçarët.

Pikërisht djemtë e Ivan Gvozdenovic do të gjenin golin ne minutën e 21-të me anë të Deal Liço, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Po një tjetër Skënderbeun në minutën e 23-të, me Liçon sërish që gjuan, por këtë herë ndalet nga shtylla pingule.

Gjyqtari vendos që kjo penallti të provohet sërish, pasi në momentin e goditjes së topit, lojtarët e Erzenit futen brenda zonës së 16- metërshit. Sërish Dean Lico gjuan, por topi këtë herë do të ndalet nga Hasanbelli.

Pjesa e parë do të mbyllet 1-0 për Skënderbeun, teksa në fraksionin e dytë edhe pse do të provonin pafund shijakasit, sërish do të ishin kroçarët që do të gjenin golin, këtë herë me Shaqen.

Minutat e mbetura do të kishte ndryshim rezultati, pasi një tjetër penallti do të jepej këtë herë për shijakasit, por nuk do të mjaftonte për të marrë pikë. Korçarët shkojnë në kuotën e 9 pikëve në vendin e dytë në klasifikim, ndërsa Erzeni mbetet në kuotën e 6-të me 8 pikë.

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Arbitër: Adrian Beqiraj

Formacioni zyrtare:

ERZENI: Hasanbelli, Migone, Sadiki, Atanda, Peposhi, Maliqi, Alba, Kahrimanovic, Meçja, Zeka, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Frashëri, Rabiu, Pecani, Liço, Shaqe, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Komenti minutë pas minute:

 

90+6'- Penallti për Erzenin. Kahrimanovic e shnderron ne gol. Erzeni - Skenderbeu 1-2.

90'- 6 minuta shtese.

83'- Zeko gjuan nga distanca, por topi ndalet ne traverse.

78'- Erzeni provon te sulmoje, por as Mihana, as Kahrimanovic nuk finalizojne sicc duhet para portes.

70'- Merlin merr persiper nje goditje nga kendi dhe kroson ne zone, Shaqe me koke e dergon topin ne rrjeten e Hasanbelli.

66'- goditje kendi per Erzenin. Kahrimanovic tenton nga distanca, por Alia "fluturon" për t'i thene jo golit te barazimit.

63'- Goditje kendi per Erzenin, por topi largohet nga Dumfur.

57'- Te Erzeni pretendojne per penallti per prekje te topit me dore nga Ramos, por gjyqtari nuk eshte i ketij mendimi. Edhe pas verifikimit ne VAR- nuk ka penallti.

52'- Del Nikaj dhe ne fushe hyn Vangjeli te Skenderbeu

49'- Rashica kroson drejt zonës për Nikaj, por ky i fundit nuk arrin ta kapë topin.

46'- Fillon fraksioni i dytë, Erzeni kërkon të shmangë humbjen

45+3'- Mbyllen me avantazhin e Skenderbeut pjesa e pare ne Rrogozhine, korcaret udheheqin 1-0 ndaj Erzenit.

45'- Insistopjen shijakasit, Erzeni luan ne gjysmefushen e Skenderbeut.

42'- Erzeni shfaqet serish kercenuer, por Mecja nuk ia del te kaloje Alian.

35'- Erzeni kërkon që të dalë para, por has në murin e ndërtuar nga korcaret.

28'- Dean Lico serish perballe Hasanmbelli , por ky i fundit e pret penalltine.

27- Penalltia do te rigjuhet, pasi lojtaret e erzenit preken zonen e 16-te metershit. Protesta nga shijakasit.

24'- Serish penallti per Skenderbeun, por topi i gjuajtur nga Dean Lico stampohet ne shtylle.

21'- Dean Lico merr persiper penallti dhe tregohet i sakte perballe Hasanbelli.

20'- Penallti per Skenderbeun, per nje kontakt ne zone mes lojtareve.

11'- Erzeni zbret shpejt ne sulm, por topi i goditur me koke nga Frasheri shkon ne duart e Alias.

7'- Korcaret nisin ne sulm nga krahu i djathte, me Rashicen qe humbet topin ne hyrje te zones.

5'- Skenderbeu fiton n je goditje denimi dhe Shaqe gjuan, por ndalet nga muri mbrojtes i Erzenit.

1’- Starton sfida në Rrogozhinë, Erzeni – Skënderbeu përplasin “brirët”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga