
Torino-Inter 0-3
Interi nuk ndalet së shënuari. Lukaku ka gjetur edhe golin e 3-të për zikaltërit.
Shënohet dhe goli i dytë i ndeshjes. Interi shënon sërish këtë herë me mbrojtësin De Vrij që përfiton brenda zonës dhe e dërgon në rrjetë.
Zhbllokohet sfida Torino-Inter. Zikaltërit gjejnë golin e parë të ndeshjes me sulmuesi Lautaro Martinez. Argjentinasi arrin të lëri dy mbrojtësit e Torinos dhe me të djathtën e dërgon topin në rrjetë duke mos I lënë asnjë shans portierit Sirigu. Vlen të përmendet fati që ndeshja po luhet në një terren mjaft të vështirë për shkak të reshjeve të shirave.
TORINO (3-5-2): Sirigu; Izzo, Nkoulou, Bremer; De Silvestri, Meité, Lukic, Baselli, Ansaldi; Verdi, Belotti
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D'Ambrosio, Vecino, Brozovic, Barella, Biraghi; Lautaro, Lukaku