Tirana e mbyll në avantazh 2-1 pjesën e parë të takimit kundër Skënderbeut. Ishte Hoxhallari që realizoi në minutën e 43-të direkt nga goditja e dënimit.
Më parë kishin realizuar Ede në minutën e tretë për Tiranën, ndërsa barazoi Salihi për Skënderbeun, në minutën e 17-të pas një 11-metërshi të fituar nga Latifi.
HT Tirana-Skënderbeu 2-1
Shënues: Ede 3, Hoxhallari 43’/ Salihi 17′ (11-m)