Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LIVE/ Dinamo e pamëshirshme, mposht Erzenin me "poker" dhe afrohet me "Final Four" (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
LIVE/ Dinamo e pamëshirshme, mposht Erzenin me "poker" dhe

Erzeni 0-4 Dinamo (Hoxha 32', Kaçorri 39', Zabërgja 84', Bardhi 88')

Dinamo ka fituar në transfertë përballë Erzenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të dinamovitëve.

Golat për Dinamon u shënuan nga katër lojtarë të ndryshë. “Pokerin” e nisi Hoxha, teksa më pas shënuan Kaçorri, Zabërgja dhe Bardhi.

Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë. Dinamovitët afrohet me “Final Four” pasi tashmë janë 5 pikë larg Tiranës. Në krahun tjetër, Erzeni mbetet në vendin e tetë, me 22 pikë të grumbulluara pas 22 ndeshjes.

Kategoria Superiore: Java e 22-të

Stadiumi: Arena Egnatia

Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Xhika,, Maliqi, Sadiki, Atanda, Peposhi, Alba, Migone, Kadriu, Mëllugja, Zeka, Marzuk. TRAJNER: Alfred Deliallisi

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran, Andoni, Gudiaby, Zabërgja, Kaçorri, Denisson, L. Vila. TRAJNER: Dritan Mehmeti

Rastet e ndeshjes:

88' GOOOOL! Vjen golin i katërt, për Dinamon shënon Patrik Bardhi. (VIDEO)

84' GOOOOL! Zabërgja shënon të tretin për Dinamon. (VIDEO)

46' Starton pjesa e dytë.

45+1. Mbyllet pjesa e parë, Dinamo udhëheq 2-0.

39' GOOOOL! Dinamo dyfishon shifrat. (VIDEO)

36' Lorran "dridh" traversën e Erzenit. (VIDEO)

32' GOOOOL! Dinamo kalon në avantazh me golin e Rustem Hoxhës. (VIDEO)

26' Erzeni shënon, por anësori prish festën e shijakasve. (VIDEO)

16' Dinamo pranë golit të avantazhit, Dashamir Xhika kthehet në "hero". (VIDEO)

1' Starton sfida.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga