
LIVE/ Në minutën e 14-të Kulusevski shënon për Juven. Gjithçka vjen pas një super aksioni, i cili finalizohet me sukses.
Juventus dhe Sampdoria përballen me njëra tjetrën në kuadër të Serie A. Trajneri i bardhezinjve, Pirlo ka vendosur për formacionin me anë të të cilit do zbresë në fushë. Ai nuk ka kursyer emrat e mëdhenj, pasi dëshiron ta nisë me fitore sezonin.
Juventus ëndërron çdo trofe të mudnshëm këtë sezon, e kryesisht një triumf në Champions League. Se si do shkojë gjithccka, mbetet të shihet.
Formacionet:
JUVENTUS (3-5-2) - Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Ramsey, Rabiot, McKennie, Frabotta; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.
SAMPDORIA (4-5-1) - Audero; Bereszynski, Tonelli, Colley, Augello; De Paoli, Thorsby, Ekdal, Leris, Jankto; Bonazzoli