Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LISTA/ Shihen si “Delja e Zezë” e Botërorit, Uruguai gati për surpriza, merret vendimi për Araujon

Shkruar nga NEWSPORT

Ekipet kanë filluar të publikojnë listat e tyre finale për Botërorin e Katarit që nis pas vetëm 9 ditësh dhe kombëtarja e Uruguait ka njoftuar publikun për 26 luftëtarët që do të mbajnë lart flamurin e tyre. Uruguai edhe pse nuk konsiderohet si pjesë e “Big-ëve”, nuk ka zhgënjyer kurrë në këto kompeticione teksa ka skualifikuar ekipe të mëdha.

Pjesë e listës është edhe mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, i cili vuante nga një dëmtim dhe ishte në dyshim për pjesëmarrjen e tij. Pesha më e madhe pritet të bie mbi supet e djaloshit të Real Madrid, Federico Valverde, i cili është në formën e jetës këtë sezon. Në sulm nuk mund të mungonte eksperienca e Cavanit dhe Suarez që do të ndihmojnë yllin e ri, Darwin Nunez.

LISTA e trajnerit Diego Alonso:

Portier: Sergio Rochet (Nacional), Fernando Muslera (Galatasaray), Sebastián Sosa (Independiente).

Mbrojtës: José Luis Rodríguez (Nacional), Guillermo Varela (Flamengo), Ronald Araujo (Barcelona), Josema Giménez (Atlético Madrid), Sebastián Coates (Sporting), Diego Godín (Vélez Sarsfield), Martín Cáceres (Los Ángeles Galaxy), Matías Viña (Rome), Mathías Olivera (Naples).

Mesfushorë : Matías Vecino (Lazio), Rodrigo Bentancur (Tottenham), Federico Valverde (Real Madrid), Lucas Torreira (Galatasaray), Manuel Ugarte (Sporting), Facundo Pellistri (Manchester United), Nicolás De la Cruz (River Plate), Giorgian de Arrascaeta (Flamengo), Agustín Canobbio (Athletico Paranaense), Facundo Torres (Orlando City).

Sulmues: Darwin Núñez (Liverpool), Luis Suárez (Nacional), Edinson Cavani (Valencia), Maximiliano Gómez (Trabzonspor).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga