Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LISTA/ FSHF publikon 25 lojtarët e ftuar, Sylvinho lë jashtë Brojën dhe Çunin për Muçollin

Shkruar nga NEWSPORT
LISTA/ FSHF publikon 25 lojtarët e ftuar, Sylvinho lë jashtë

FSHF ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga trajneri Sylvinho për dy ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, më 17 dhe 20 nëntor.

Ashtu si në tetor, Sylvinho nuk ka bërë ndryshime teksa u beson emrave të cilët shkëlqyen në këtë rrugëtim. Porta mbetet e njëjta me Berishën, Strakoshën dhe Kastratin ndërsa në mbrojtje rikthehet Ivan Balliu i cili ka lënë pas dëmtimin.

Mesfusha mbetet e njëjta me Baren që tani vjen në formën optimale fizike dhe do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij, ashtu si Gjasula dhe Laçi. Reparti i sulmit kishte dilemën e vetme dhe më të madhen për brazilianin që nga emërimi i tij në krye të pankinës kuqezi.

Armando Broja, Marvin Çuni apo asnjëri, kjo ishte ajo që ka mbajtur ‘zgjuar’ natën selektorin e Shqipërisë. Por, s’ka më dyshime dhe Sylvinho ka vendosur që të ftojë Arbnor Muçollin në  vend të tyre duke befasuar të gjithë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga