
Lirim Kastrati është një nga lojtarët e talentuar shqiptar që luan te Lokomotiva e Zagreb. Sulmuesi ka firmosur një kontratë me klubin e madh, Dinamo Zagreb dhe që nga sezonin i ri do të jetë pjesë e kësaj skuadre. Në një lidhje me “Fan Zone”, Kastrati foli për ecurinë te skuadra e tij si dhe për Kosovën.
“Jemi menduar të bëjmë pak stërvitje për të mbajtur formën. Është shumë e vështirë pasi nuk është njësoj si në fushë dhe shtëpi, por jemi në pritje të vendimit të Federatës kroate”.
Kalimi te Dinamo Zagreb? “Kemi një fortë të mirë si ekip dhe u bënë 2 vite që jam pjesë e kësaj skuadra. Mezi pres të vesh fanelën e Dinamo Zagreb pasi dua të provoj eksperienca të reja”.
Mendo se do të arrini Kupat e Europës? “Besoj shumë që mund të arrijmë pasi kemi një formë të mirë si Uzuni që ka shënuar 9 gola dhe besoj shumë se do të kemi shanse të luajmë në Europë sezonin tjetër”.
Kosova? “Është gjithmonë mirë që të kemi konkurrencë në skuadër. Të gjithë lojtarët kanë qejf të luajnë, por unë mendoj se vendos trajneri. Detyra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe jam gati gjithmonë kur më thërret Kosova”.